Të fundit

Kartoni i kuq që mori Felix do t’i kushtojë Chelseas 3.5 milionë euro

Kartoni i kuq që Joao Felix mori mbrëmjen e djeshme në ndeshjen ndaj Fulhamit do t’i kushtojë Chelseat 3.5 milionë euro.

Felix bëri debutimin e tij për klubin londinez vetëm tridhjetë orë pas nënshkrimit të kontratës me Chelsean dhe ai kaloi vetëm 58 minuta në fushë kundër Fulham, pas së cilës mori një karton të kuq direkt për një faull të ashpër.

Sipas rregullave të Premier League, është një pezullim me tre ndeshje. Kjo do të thotë se Felix do të pushojë për një muaj dhe gjatë kësaj periudhe Chelsea do të “hedhë” 3.5 milionë euro. Kjo shifër është arritur me një matematikë të thjeshtë. Bëhet e ditur se Chelsea e huazoi Felix-in nga Atlético deri në fund të sezonit për 11 milionë euro, duke marrë përsipër pagën e tij javore prej 250,000 euro.

Felix do të mungojë në ndeshjet kundër Crystal Palace, Liverpool dhe Fulham dhe do të mund të rikthehet në fushë vetëm më 11 shkurt kundër West Hamit.

Felix është dashur të qëndrojë te Chelsea për katër muaj e gjysmë, që do të thotë se blutë do të japin për asgjë 2.45 nga 11 milionë eurot e përmendura për atë muaj, që do të jenë jashtë kombinimeve për lojë.

Gjithashtu, gjatë muajit të pushimit, Feliksi do të marrë katër paga javore, që janë një milion euro dhe arrijmë në total 3.45 milionë euro, të cilat klubi londinez do t’i “hedhë në erë”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci