Të fundit

FIFA nis hetimet kundër Argjentinës, shkak finalja e Botërorit

FIFA ka nisur hetimet ndaj Federatës së Futbollit të Argjentinës për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe shkelje të fair-play në finalen e Kampionatit Botëror.

Argjentina arriti të shpallej Kampione e Botës pas triumfit në penallti kundër Francës, por futbollistët ishin të tensionuar dhe festa e tyre nuk kaloi pa tensione të vogla mes kundërshtarëve.

Sjelljet e pahijshme dhe ofenduese të lojtarëve dhe zyrtarëve do të hetohen nga organi më i lartë i futbollit në botë.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedime kundër Federatës Argjentinase të Futbollit për shkak të shkeljeve të mundshme të neneve 11 (Sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme) dhe 12 (Sjellje e keqe e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA-s, si dhe të neni 44 i rregulloreve të FIFA World Cup Katar 2022 në lidhje me Rregulloret e Medias dhe Marketingut për Kupën e Botës FIFA Katar 2022, gjatë finales së Kupës së Botës, Argjentina kundër Francës”, thuhej në njoftimin e tyre.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci