Të fundit

FIFA nis hetimet ndaj kroatëve, në dyshime kënga e Lovren me ‘tone nacionaliste’

Pas dënimeve ndaj disa federatave, FIFA ka nisur procedurat disiplinore edhe ndaj Federatës së Futbollit të Kroacisë.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, FIFA ka nisur procedurat kundër Federatës Kroate të Futbollit për shkak të incidentit në ndeshjen për vendin e tretë në kampionatin botëror kundër Marokut.

AFP thekson se FIFA ka nisur procedurat për shkak të “shkeljeve të mundshme” të neneve 13 dhe 16 të kodit disiplinor, që i referohen diskriminimit, pra rendit dhe sigurisë në ndeshje. Megjithatë, po ashtu, FIFA nuk ka dhënë të gjitha detajet në deklaratën e saj zyrtare për shtyp në lidhje me procedurat kundër HNS.

FIFA citon një video, e cila u shfaq në rrjetet sociale, ku futbollistët kroatë, duke festuar fitoren ndaj Marokut në ndeshjen e vendit të tretë, këndojnë “këngë me ngjyrime nacionaliste”.

Një nga lojtarët që shfaqet në video është Dejan Lovren, i cili tha për AFP se ato janë “këngë patriotike” që theksojnë vetëm “dashurinë për atdheun”.

Për shkak të diskriminimit, FIFA gjobiti Federatën Meksikane të Futbollit me 100,000, Federatën Serbe të Futbollit me 50,000 dhe Federatën Ekuadoriane të Futbollit me 20,000 franga zvicerane.

Po kështu, FIFA nisi procedimet kundër Federatës Argjentinase të Futbollit për shkak të sjelljes së papërshtatshme të futbollistëve argjentinas pas fitimit të titullit të kampionatit botëror.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci