Të fundit

Përfundon pa gola pjesa e parë në Derbin e Manchesterit

Është mbyllur pa gola pjesa e parë mes Manchester United dhe Manchester City, me derbin që po luhet në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.

Ndeshja në “Old Trafford” filloi me kujdes të shtuar, duke ditur për potencialin që posedojnë njëra-tjetra

Me kalimin e minutave, dy skuadrat tentuan të gjejnë hapësira në fazën defanzive kundërshtare, mirëpo shansi i parë serioz u krijua në minutën e 34-të.

Marcus Rashford gjendej në zonë të Manchester Cityt, por goditja që lëshoi u bllokua nga mbrojtja e Djajve të Kuq.

City e dominoi këtë pjesë të parë me dominim të topit, por goditjet e tyre në kuadratin e portës munguan.

Në anën tjetër, United kishte dy gjuajte në portë, por që u mungoi konkretizimi dhe fati.

45 minutat e dytë padyshim se do të jenë edhe më të zjarrtë me dy ekipet që do të synojnë fitoren.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci