Të fundit

Komuna e Vushtrrisë shpenzoi mbi 80% të buxhetit

Komuna e Vushtrrisë ka arritur që të shpenzoj buxhetin e saj të planifikuar mbi 80%.

Kjo shifër tregon seriozitetin e organeve komunale karshi planifikimeve dhe realizimit të tyre.

Performanca e mirë në shfrytëzimin e buxhetit komunal poashtu tregon se brenda këtij institucioni ka profesionalizëm të theksuar. Këto shifra tregojnë se kryetari i Komunës Ferit Idrizi së bashku me ekipin e tij kanë realizuar në formë jashtëzakonisht të lartë premtimet e dhëna.

Drejtori për Financa në komunën e Vushtrrisë, Isuf Jashari tregon në detaje për portalin tonë se si janë shpenzuar këto mjete.

“Mjetet nga grandi qeveritar janë shpenzuar në masën 87% që është një përqindje shumë e lartë dhe për të cilën pritet të vlersohemi si komunë”, ka thënë mes tjerash Jashari.

Sipas tij, mjetet nga të hyrat vetanake të komunës janë shpenzuar në masën 62%, ndërsa që pjesa e mbetur do të bartet në buxhetin e vitit 2023 dhe nga këto pritet të investohet në projektet me rëndësi për komunën tonë.

Në përgjithësi sipas drejtorit të financave të komunës buxheti nga të gjitha kategoritë është shpenzuar në masën 81% apo thënë në shifra 18.338, 617 euro.

Me këto mjete të shpenzuara, një pjesë e tyre në projekte kapitale të planifikuara e që janë me rëndësi për komunën janë përmbushur nevojat e qytetarëve. Në vitin 2023 Komuna e Vushtrrisë ka planifikuar shumë projekte kapitale me rëndësi për qytetarët.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci