Të fundit

Vetëvendosja, protesta kundër Jabllanoviqit, rehabilitim të Ivanoviqit

Oliver Ivanoviq është kriminel lufte. Kështu shprehej Albin Kurti para disa vitesh.  Dje, si kryeministër i Kosovës, Kurti e përkujtoi politikanin serb, duke e përshkruar kështu: i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”, kështu e nisi Kurti përkujtimin për Oliver Ivananoviqin.

Megjithatë, LVV dikur kishte organizuar protesta të mëdha ndaj ish-ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq, i cili i kishte quajtur egërsira familjarët e të pagjeturve.

Por siç duket u dashtë të kalonin vetëm disa vite, dhe kryeministri Kurti të përkujtojë njeriun i cili ishte i akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Të hënën pasdite shumë mbetën të befasuar kur Kurti në një video e përkujtoi Ivanoviqin si njeri të hapur, të sinqertë e të respektuar. Tani, kryeministri i Kosovës dëshiron që kështu të mbetet i gjallë kujtimi për politikanin serb.

Përkujtimin për Oliver Ivanoviqin, kryeministri Kurti vendosi ta bëjë në gjuhën serbe, i cili u vra pesë vjet më parë.

“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, thotë Kurti në video.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Mitrovicës, më 4 shkurt 2016, nëpërmjet një komunikate për media, e fajësonte Oliver Ivanoviqin dhe Dragan Delibashiqin për vrasjen e 10 qytetarëve në Mitrovicën e Veriut.

Kur Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018, LVV-ja nuk reagoi. Por të gjithë e dinin se cili ishte qëndrimi i kësaj partrie për politikanin serb.

Ivanoviqi për LVV-në mbetej ai që “ka shkaktuar vrasjen e 41 shqiptarëve, lëndimin e qindra të tjerëve dhe dëbimin e më shumë se 12 mijë qytetarëve shqiptarë”.

Më 16 janar të vitit 2018, ishte vrarë para zyreve të tij në veri të Mitrovicës, lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq. Ai ishte vrarë përmes një atentati me armë zjarri, ku ishte qëlluar me gjashtë plumba nga një veturë në lëvizje. Ivanoviqi dyshohej se ka qenë pjesëmarrës në masakrën e 14 prillit 1999, dhe në fushatën për dëbimin e shqiptarëve nga veriu një vit më vonë, që kishte rezultuar me 10 të vrarë.

Ai ishte akuzuar e dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës Themelore në Veri të Mitrovicës me 9 vjet burg. Dënimi ishte marrë në janar të vitit 2016, ndërsa në shkurt të vitit 2017 Gjykata e Apelit, e ktheu të gjithë rastin në rigjykim.

Ivanoviq si ish-paramilitar serb dyshohej për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare, gjatë prillit të vitit 1999, kur ishin vrarë dhjetëra shqiptarë. Ivanoviq dyshohej për pjesëmarrje në vrasjen e dhjetë shqiptarëve, përfshirë një fëmije 13 vjeç.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci