Të fundit

Nadal eliminohet nga Australian Open në raundin e dytë

Rafael Nadal është mposhtur në “Australian Open” ndaj amerikanit McDonald me rezultatin 3-0 me sete, përkatësisht 6-4, 6-4 dhe 7-5.

Udhëtimi i Rafa Nadal ka përfunduar pasi humbi në tre sete ndaj McDonald dhe tashmë është jashtë “Grand Slam” të parë të vitit 2023.

Tenisti spanjoll nuk është në ditët e tij më të mira dhe dëmtimi gjatë setit të dytë, me amerikanin përpara me një set dhe një pushim, nuk e ndihmuan.

Problemi në kofshë duket se ishte një goditje për Nadal, pasi edhe pse mori një pushim mjekësor, ai nuk mundi të fitonte.

Ky ishte eliminimi më i hershëm i spanjollit në “Australian Open” që nga viti 2016.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci