Të fundit

Interi shkel Milanin, fiton Superkupën e Italisë

Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2023 duke rrëmbyer trofeun e parë, Superkupën e Italisë.

Në finalen e madhe e cila u zhvillua në tokën arabe, Interi e mposhti lehtësisht rivalin e përbetuar Milanin me rezultat 3-0, transmeton KosovaPress.

Për shkak të një mbrojtjeje tejet të dobët, Milani pranoi dy gola brenda 21 minutave kur realizuan Di Marco dhe Edin Dzeko duke bërë që skuadra e Inzagit të shkojë në pushim me qetësi maksimale.

Edhe në pjesën e dytë Interi vazhdoi të kontrollojë lojëm ndërsa Milani provonte të jepte sinjale për rikthim, por pa sukses.

Shpresat e rossonerëve për rikthim i fundosi Lautaro Martinez me golin e tij të bukur të realizuar në minutën e 77’ pas asistimit nga Milan Skriniar.

Ky është trofeu i parë i madh për Interin në këtë vit që sapo ka filluar, ndërsa që duket se në luftën për titull në Serie-A do ta ketë më të vështirë.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci