Të fundit

Kushi dhe Nagavci: Do të krijojmë abetaren e përbashkët

Në mbledhjen e sotme të dy qeverive, ndër shumë marrëveshje që pritet të nënshkruhen, u bë e ditur edhe për marrëveshjen mes dy universiteteve, atij të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për krijimin e një Abetareje të përbashkët mes dy shteteve.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Evis Kushi tha se sa i përket kësaj marrëveshjeje, është mjaft optimiste pasi kjo vjen si një domosdoshmëri pas shumë viteve.

“Të rinjt shqiptarë të diplomuar në Kosovë e Shqipëri, hasin shumë vështirësi në njohjen e diplomave të tyre. Prandaj duke respektuar legjislacionin në fuqi të dy shteteve dhe të gjitha parimet nga konventat ndërkombëtare ne kemi vendosur që të lehtësojmë dhe shkurtojmë procedurat për njohjen e diplomave, gradave shkencore që jepen nga institucionet e larta si dhe certifikatat”, tha ministrja Kushi.

Ndër të gjitha këto arsye, ajo më e rëndësishmja sipas Kushti, është interesi i përbashkët i këtyre dy shteteve, pasi siç theksoi tutje ajo, kjo marrëveshje nuk ka të bëjë me përfitime financiare por vetëm në të mirën e të dy vendeve.

Kjo marrevshje lejon që brenda 14 ditësh t’i jepet një përgjigje autencitetit të diplomave, kur kërkohet nga pala tjetër. Ndërkaq, pas 20 dite punë pritet të përfundojnë të gjitha procedurat e njohjes dhe njësimit.

Kushi, tutje tha se shumë shpejt pritet që ministritë e arsimit të dy shteteve, do të fillojnë punën edhe për krijimin e abetares unike të përbashkët.

Mënjëherë pas ministres Kushi, fjalën e mori ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovaconit në Kosovë, Arbërie Nagavci e cila tha se pajtohej me parafolësen e saj si për marrëveshjen në mes të dy universiteteve po ashtu edhe për krjimin e abetares së përbashkët, pasi këto dy faktorë kanë impakt të madh tek zhvillimi arsimor në të dy shtetet.

“Marrëveshja që po e nëshkruajm sot me KUSHIN, i shkurton procedurat formale, kohën dhe gjithë ngarkesat në raport me njohjen e diplomave, gradave shkencore si dhe certifikatave për studentët dhe persoant tjerë që kanë tituj të lartë të fituar në institucionet e arsimit të lartë si në Kosovë, njejtë edhe në Shqipëri”, tha Nagavci.

Tutje, Nagavci theksoi se marrëveshja dhe krijimi i abetares janë me interes të madh për qytetarët e dy vendeve, si dhe do të inkurajojnë edhe mobilitetin e studentëve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci