Të fundit

Kosova merr lajme të mira nga FIFA

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka dhënë sot disa lajme të mira nga Cyrihu i Zvicrës sa i përket futbollit kosovar.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino priti sot në takim ministrin Çeku si dhe presidentin e FFK-së, Agim Ademi.

Gjatë këtij takimi, Çeku bëri të ditur se është diskutuar për zhvillimin e infrastrukturës sonë sportive, konkretisht për planin e përbashkët pesë vjeçar për renovimin e stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në vend.

“Diskutuam për zhvillimin e infrastrukturës sonë sportive, konkretisht për planin e përbashkët 5-vjeçar për renovimin e stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në vend”, shkroi Çeku në “Facebook”.

“Ndërtimi i urave të bashkëpunimit u theksua nga Presidenti i FIFAS-s, duke shtuar se do të gjejnë rrugë për mbështetje financiare për projektet e tilla madhore që ngritin kapacitetet e sportistëve kosovarë për arritjen e rezultateve kulminante në arenën ndërkombëtare”, shkruante më tej Çeku.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci