Në një seancë solemne të mbajtur sot në Mitrovicë, ka dhënë betimin kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, si dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës të zgjedhur në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Hamza ka shprehur falënderimin për qytetarët e Mitrovicës për besimin e dhënë dhe në këtë kontekst ka përsëritur zotimin për angazhim maksimal në krijimin dhe avancimin e jetës së qytetarëve në këtë komunë.
Lidhur me këtë, deputeti i PDK-së dhe nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ia ka uruar pozitën e re Bedri Hamzës.
“Urime detyrën e re, miku im Bedri Hamza! Mitrovica ka arsye të besojë në punë dhe vlera”, shkroi ai në Facebook.
