Të fundit

Fifi hyri në Big Brother VIP Kosova për të performuar, ngacmon banorët teksa ata nuk lejoheshin të lëviznin

Këngëtarja e njohur, Fifi mbrëmë (e premte) ka performuar në spektaklin e Big Brother VIp Kosova.

Artistja nga Ferizaj përveç që këndoi hitet e saj “Hana” në studio ajo gjithashtu hyri për pak minuta në shtëpinë e famshme.

Filloreta Raçi ngacmoi banorët me disa provokime ndërsa ata ishin të dënuar nga ‘Vëllai i Madh’ me vendimin për t’u ngrirë duke mos patur mundësinë të përshëndesin këngëtaren.

Më vonë Fifi pati mundësinë të përshëndetej me ta dhe të performonte gjithashtu bashkëpunimin me reperin Blasta, ky i fundi u bë pjesë e BBVK si banori më i ri.

Kujtojmë që Fifi vitin e kaluar ishte pjesë e Big Brother VIP Albania dhe një prej banoreve më të komentuara, por që u tërhoq nga gara pasi u shpreh se kishte nevojë të merrej më shumë me veten.

Ndërkohë, theksojmë që shtëpisë së BB VIP Kosova mbrëmë iu bashkuan edhe tre banorë të tjerë, Atdhe Xharavina, Bruon Pollogati dhe Himena Sherifi.

Ndërsa, banori i eliminuar ishte basketbollisti Fis Juniku, I cili ishte bërë pjesë e këtij formati vetëm pak javë më parë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci