Të fundit

Konfiskohen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në Bistricë

Njësia Speciale Operative përderisa po realizonite një pikë kontrolli në fshatin Bistricë, ka ndaluar veturën “Skoda” ngjyrë e zezë me targa të huaja me vozitës M.R., 20-vjeç, shtetas i Serbisë.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të veturës janë gjetur një sasi e konsiderueshme e të hollave në vlerë prej 30.870 euro të cilat personi i dyshuar i kishte të padeklaruara .

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda i cili ka sugjeruar të iniciohet vepra penale ‘Mosdeklarim i pasurisë’ dhe të konfiskohen të hollat. Personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në vend”, thuhet në kumtesën e PK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci