Të fundit

Stoltenberg: Rusia po planifikon ofensiva të reja, t’i sigurojmë Ukrainës armë të rënda

Rusia po planifikon ofensiva të reja, ne duhet t’i sigurojmë Ukrainës armë të rënda, deklaroi nga Berlini shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

”Ukraina ka nevojë për tanke luftarake për të zmbrapsur sulmet e Rusisë dhe për të çliruar territorin e saj”, shtoi ai.

Stoltenberg mirëpriti njoftimet e fundit nga aleatët dhe partnerët e tjerë të NATO-s, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Kanadanë, Danimarkën, Holandën dhe Suedinë në lidhje me mbrojtjen ajrore, mjetet luftarake të këmbësorisë dhe mjetet e blinduara.

Ai gjithashtu përshëndeti faktin që Britania e Madhe, Franca dhe Polonia janë të gatshme të furnizojnë tanke dhe tanke të lehta dhe u bëri thirrje aleatëve dhe partnerëve të ndjekin drejtimin e tyre.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci