Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se po e dhuron pagën e tij vjetore të deputetit pas dëmeve që janë shkaktuar në disa lokacione të Kosovës nga vërshimet.
Deputeti opozitar që është pjesë e Grupit Parlamentar të LDK-së, i ka ftuar kolegët e në Kuvend si dhe në Qeveri që ta ndajnë të paktën pagën e janarit, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që u është vështirësuar jeta pas vërshimeve.
“Po e jap pagen vjetore per dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit. Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin “Vërshimet e Janarit 23″ Ju lutem edhe njëherë, vazhdoni te ndihmoni ! Dergone kontributin e juaj! në Banka Ekonomike Prishtinë Llogaria: XK 514010000009129490 Swift: EKOMXKPR XXX Emërtimi: “Vërshimet e Janarit 23″”, shkroi ai në Facebook.
“U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit. Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet ketij fondi per sanimin e dameve te vershimeve. Ne kete rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit. Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur. E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës”, përfundoi Pacolli.j
