I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka takuar sot diplomaten Sofia Gramata, e cila është e dërguara e Greqisë për Ballkanin Perëndimor.
Lajçak ka shkruar në Twitter se me të ka bisedua për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kam folur me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata, për përpjekjet tona evropiane për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në rajon”, tha Lajçak në Twitter.