Miley Cyrus ka thyer rekordin e transmetimit një javor në ‘Spotify’ me këngën e saj “Flowers”.
Nga 13 deri më 19 janar, kjo këngë është transmetuar mbi 96 milionë here.
Kënga thuhet se është dedikim për divorcin nga aktori Liam Hemsworth dhe u publikua në datën e lindjes së tij, me 13 janar.
“Flowers” ishte në krye të “Billboard Hot” gjatë gjithë javës.
