Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj është një skandal ndërkombëtar, të cilët po mbrohen nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.
Sipas tij, Berishaj është i implikuar në mafinë energjetike dhe është një nga financuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Mes tjerash, deputeti opozitar shtoi se veç gjatë kohës së Albin Kurtit si kryeministër i vendit, kompania energjetike GEN-i, dega në Serbi, me të cilën dyshohet se është i lidhur Berishaj, ka përfituar rreth 10 milionë euro nga KEK-u.
“Nëse nuk gaboj vetëm në kohën e Kurtit, kompania GEN-I, dega në Serbi, i ka marrë diku rreth 10 milionë euro kontratë prej KEK-ut. S’ka pasur KEK-u pa i sjell në komision, ju ftoj me i verifiku, por nëse s’gaboj është rreth 10 milionë euro”, shtoi ai ndër të tjera në T7, transmeton Paparaci.
