Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person në Pejë, i cili dyshohet se ka dhunuar një grua.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Pejë 2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
