Të fundit

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Deçan

Paparaci më herët raportoi se një autobus i cili shkonte nga Deçani për në drejtim të Gllogjanit është gjuajtur me kallashnikov. Paparaci ka mësuar se si pasojë e të shtënave ka vdekur shoferi i autobusit.

Sulmi ka ndodhur në një autobus me nxënës që po qarkullonte në këtë zonë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, e ka konfirmuar rastin për Paparacin.

“Dyshohet se ka te shtëna me arme zjarri ne drejtim te një autobusi me nxënës, prokurorja kujdestare është nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes”.

Paparaci ka mësuar se ka edhe persona të tjerë të plagosur.

Kujtojmë se Policia kanë konfirmuar rastin për Paparacin dhe kanë thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Sot rreth orës 19:00 jemi njoftuar se është gjuajtur në drejtim të autobusit në fshatin Gllogjan me armë zjarri nga persona të panjohur. Dy persona kanë pësuar lëndime, nuk e dijmë se a janë lëndime të lehta apo të rënda”, kanë thënë nga Policia për Paparacin./Paparaci.com

Ngjarje e rëndë: Sulmohet me kallashnikov autobusi në Deçan, vritet një person

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci