Të fundit

​Parregullsi të ndryshme në tregun e gjelbër dhe tregun e kafshëve në Podujevë

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Podujevës me asistim edhe të Policisë së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një aksion duke inspektuar tregun e gjelbër dhe tregun e kafshëve që operojnë në Podujevë.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë kontrolleve janë evidentuar parregullsi të ndryshme në këto tregje, për të cilat drejtoria e inspeksionit do të merret seriozisht në eliminimin e tyre.

“Drejtoria e Inspeksionit ka për qëllim vendosjen e rendit dhe rregullit në këto ambiente, i cili për shkak të mënyrës se si funksionon aktualisht, krijon bllokada në hapësira publike, si dhe në aspektin ambiental grumbullohen mbeturina, të cilat edhe po e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Pjesë e këtij aksioni ishte edhe drejtoresha, Florentina Osmani”, thuhet në njofitm.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci