Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, kanë publikuar një shkrim në të cilin edhe një herë kanë theksuar rëndësinë e tejkalimit të mosmarrëveshjeve në Ballkanin Perëndimor dhe përfundimisht integrimin e tij në organizata transatlantike.
Në shkrimin e përbashkët autorial të Chollet dhe Escobar është shprehur nevoja për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas dy diplomatëve amerikanë, “ka ardhur koha që të tregohet qartë se çka është ky Asociacionin e çka jo”.
“Ka pasur shumë diskutime për Asociacionin dhe ka ardhur koha të tregohet qartë se çka është ky Asociacion e çka jo. Në përgjithësi, Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe për t’i bashkërenditur çështjet dhe shërbimet si: arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal – me fjalë të tjera, funksionet për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse”, thuhet në shkrimin autorial të Chollet dhe Escobar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë vënë theks të ri integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen transatlantike.
Në shkurt të vitit 2022, presidenti Biden dhe kancelari Scholz deklaruan se janë të përkushtuar “për të përmbyllur çështjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor… që më në fund të realizohet një Evropë e tërë, e lirë dhe në paqe”. /Paparaci.com
