Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas tragjedisë që tronditi sonte Deçanin.
Ai në një postim në Facebook i ka ngushëlluar familjarët e viktimave, si dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
Tutje ai ka shtuar se organet e rendit ti sjellin sa më parë dorasit para drejtësisë.
Postimi i plotë:
Sonte dhimbja ime është me familjet e të vrarëve në aktin kriminal e makabër në Gllogjan. Ngushëllime familjeve e shërim të lënduarve.
Organet e rendit ta kryejnë punën e tyre dhe vrasësit të përgjigjen para drejtësisë.
Për një Kosovë, ku qytetarët ndihen të sigurt, duhet të angazhohemi të gjithë dhe të mos ndalemi asnjëherë!
