Aktivistja e shoqërisë civile, Flutura Kusari ka reaguar pas emërimit të Rilind Gërvallës si drejtor të RTK-së.
Kusari përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me emërimin e Gërvallës si drejtor në RTK, është kapur pjesa informative nga partia në pushtet.
Tutje Kusari, është shprehur e zhgënjyer, derisa ka shtuar se ka humbur mundësia për depolitizimin e RTK-së.
Rilind Gërvalla është zgjedhur drejtor i televizioneve të RTK-së
Gërvalla është i afërt me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Ai vetë ka publikuar fotografi në mbështetje të kësaj partie politike.
Shoqëria civile vazhdimisht ka kërkuar që drejtori i RTK-së të mos jetë partiak ose që ka bindje partiake.
