Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari Shqiprim Dedaj, për kapjen e të cilit policia dje kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve.
Policia njofton s enë momentin e arrestimit, në posedim të tij janë gjetur dhe janë sekuestruat një shumë parash të cilat dyshohet se ai i kishte përvetësuar në kohën e kryerjes së veprës penale, për të cilën ishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë.
