Përfaqësuesja e Kosovës për grupmoshat U21, ka mësuar sot kundërshtarët për kualifikimet në Kampionatin Evropian, “Euro 2025”, që do të mbahet në Sllovaki.
52 ekipe pjesëmarrëse janë ndarë në nëntë grupe. Kosova është renditur në Grupin D së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bulgarinë dhe Estoninë.

Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen gjatë mesit të muajit mars të këtij viti dhe gjatë muajit tetor të vitit të ardhshëm.
15 ekipe do të kualifikohen tutje nga faza e grupeve, së bashku me Sllovakinë që kualifikohet direkt si mikpritëse e Kampionatit Evropian.
Ndryshe nga Kosova, Shqipëria ndodhet në Grupin E, ku kundërshtarë do të ketë Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.
Finalja e Kampionatit Evropian do të mbahet në Sllovaki gjatë verës së vitit 2025./Paparaci
