Futbollistit të Manchester United, Mason Greenwood, i janë hequr të gjitha akuzat kundër tij.
Sulmuesi 21-vjeçar u përball me akuza për tentativë përdhunimi, sjellje kontrolluese dhe shtrënguese dhe sulm.
Policia e Mançesterit të Madh (GMP) tha se “procedurat penale” ishin “ndërprerë nga CPS (Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës)”.
Kryeinspektorja Michaela Kerr, Shef i Mbrojtjes Publike të GMP, tha: “Duke pasur parasysh mbulimin e konsiderueshëm mediatik të këtij rasti, është e drejtë që të ndajmë lajmin se 21-vjeçari, i cili ishte arrestuar dhe akuzuar në lidhje me një hetim i hapur në janar 2022, nuk përballet më me procedim penal në lidhje me këtë.
“Grupi hetimor ka qëndruar në kontakt të rregullt me ekipin ligjor, duke dhënë çdo përditësim të shënimeve, dhe në këtë mënyrë kuptojnë arsyetimin e pushimit të procedimit në këtë fazë dhe se ky vendim nuk është marrë lehtë.
“Përkundër interesimit të mediave dhe publikut për këtë rast, ne kemi vendosur të mos komentojmë më në detaje” thuhet në njoftimin e tyre.
