Të fundit

Kompania në Listën e Zezë fiton tenderin 690 mijë euro

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) shpërbleu me kontratë në vlerë prej 691,880.59 euro kompaninë MediaTech & Print Sh.P.K., si pjesë e konsorciumit fitues së bashku me Letra Com Sh.P.K., për tenderin për furnizimin me materiale të ndryshme zyrtare për nivelin qendror.

Kjo kompani (MediaTech & Print Sh.P.K.,) ishte në Listën e Zezë të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), nga 21 tetori i vitit 2022 dhe të njëjtës i ndalohej pjesëmarrja në aktivitet e prokurimit publik deri me 23 janar të këtij viti.

Mediatech & Print Sh.P.K., ishte futur në Listën e Zezë pas kërkesës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerare (KPMM), që kishte kërkuar diskualifikimin e këtij operatori ekonomik për shkak se nuk kishte dorëzuar vërtetimin nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe vërtetimin nga Gjykata për një tender të kësaj agjencie ekzekutive.

Ndonëse Ligji i Prokurimit Publik (LPP), parasheh sanksionin që operatorëve ekonomikë të iu pamundësohet pjesëmarrja në aktivitetet e prokurimit publik për një periudhë deri në një (1) vjet për shkelje të tilla, një opinion i dhënë nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), iu lejon këtyre operatorëve që gjatë kësaj kohe sa janë në Listë të Zezë të shpërblehen me kontrata publike.

“Kjo ndodhë pasi sipas këtij opinioni, neni 99 i LPP-së që flet për Listën e Zezë të operatorëve ekonomikë, nuk mund të aplikohet për aktivitetet e prokurimit të cilat janë në progres, ose që kanë filluar para se të publikohet vendimi i OShP-së për diskualifikim.  Me këtë opinion, kompanitë të cilat kanë paraqitur dokumente të rreme ose dokumente të falsifikuara dhe të cilat futën në Listën e Zezë, nuk kanë të drejtë të konkurrojnë në aktivitetet e reja të prokurimit publik, por të njëjtat edhe gjatë kësaj kohe mund të nënshkruajnë kontrata publike me kushtin që këto aktivitete të kenë filluar para publikimit për diskualifikim”, ka thënë Ardit Dragusha nga Demokraci Plus.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci