Të fundit

Mblidhet kabineti qeveritar, merren dy vendime

Qeveria e Kosovës ka marrë të enjten dy vendime që lidhen me shpronësim pronash në veri të Kosovës.

Me vendimin e parë është autorizuar Ministria e Mjedisit t’i kryejë punët përgatitore për të përcaktuar përshtatshmërinë e pronave për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” në Leposaviq, ndërsa vendimi i dytë që është miratuar ka qenë “shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme” në këtë komunë.

“Vendimin me të cilin Autorizohet Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për kryerjen e punëve përgatitore për përcaktimin e përshtatshmërisë potenciale të një ose më shumë parcelave të pronës së paluajtshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak,  Komuna Leposaviq. Vendimin për shqyrtimin e  mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Bistricë e Shalës, Bregu i Madh, Dren, Leshak  dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq dhe Zonat Kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm, Komuna Zubin Potok”.​

Qeveria e Kosovës edhe ditë më parë kishte marrë vendim për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, në zonat kadastrale Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq.

Mirëpo, sipas vendimit për realizimin e kësaj është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar.

Ndërkohë, gjatë shpronësimit të tokave në fshatin Dren, disa qytetarë të komunitetit serbë kanë dal për të shprehur pakënaqësitë e tyre, duke protestuar.

Aty është paraparë të ndërtohet një stacion kufitar policor, por sipas informatave disa qytetarë të komunitetit serbë të enjten kanë bllokuar punimet atje.

Ndryshe, më 16 janar 2023, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ishte miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq.

Sipas vendimit, për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci