Ndeshja mes Cleveland Cavaliers dhe Memphis Grizzlies është kthyer në një arenë boksi pas përleshjes me basketbollistëve, Dillion Brooks dhe Donovan Mitchell.
Brooks u ndal me një bllok nga Mitchell dhe menjëherë e goditi atë. Kur ata u ngritën filluan një përplasje fizike.
Bashkëlojtarët e tyre u bashkuan menjëherë me turmën dhe kur tensionet u qetësuan, të dy lojtarët u përjashtuan dhe do të ka gjasa të gjobiten.
“Ishte një goditje e poshtër, por ai është kështu. Ne jemi mësuar me atë nga ai. Të gjithë lojtarët e dinë se si është ai dhe ju duhet të mbroni veten. Liga duhet të bëjë diçka,” tha Mitchell pas ndeshjes.
