Të fundit

Mesut Ozil përfundon papritur karrierën e tij

Ish-kampioni i botës, Mesut Ozil i ka dhënë fund karrierës së tij shumë vjeçare. Ozil është pensionuar papritmas, ai ka zhvilluar një ndeshje para disa ditësh ndërsa nuk ka lajmëruar për pensionimin e tij.

34-vjeçari, i cili aktualisht është nën kontratë me Basaksehir, vendosi ta marrë këtë vendim pas ndeshjes së fundit me skuadrën e Stambollit.

Gazetari turk, Yakup Cinar raportoi ekskluzivisht se Özil nuk ka ndërmend të vazhdojë karrierën e tij. Madje do ta shkurtojë gjatë sezonit, ndërkohë që është nën kontratë me Başakşehirin.

Özil ishte titullar ndaj Kayserispor në ndeshjen e fundit, por skuadra e tij u mund me rezultat 0:1. Ky ishte fillimi i parë për ish-futbollistin gjerman në këtë sezon. Ai u zëvendësua në pjesën e parë dhe me sa duket vendosi se nuk mund t’i jepte më shumë futbollit dhe vendosi të tërhiqej.

Gjermani me origjinë turke nuk u paraqit më në stërvitje pas ndeshjes dhe thuhet se i njoftoi shokët e skuadrës dhe drejtuesit e klubit se ai nuk do të kthehej në futboll.

Ai kërkoi ndërprerjen e kontratës së tij deri në qershor 2023, për t’i dhënë fund karrierës.

Ish-kampioni i botës me Gjermaninë pati një karrierë të shkëlqyer. Ai luajti për Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce, Schalke dhe Werder, ndërsa për kombëtaren gjermane luajti 92 ndeshje dhe shënoi 23 gola.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci