Të fundit

​Parandalohet futja e narkotikëve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Në një njoftim të Qendrës së Paraburgimit në Prizren thuhet se sot rreth orës 11:00, zyrtarët korrektues kanë parandaluar futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

“Sot, rreth orës 11:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë realizuar një kontrollë mbi kulmin e institucionit, ku kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores.

Pas verifikimit të llojit të kontrabandës është konstatuar se në një qese në mënyrë të kamufluar, të hedhur nga jashtë kanë qenë të mbështjella një Telefon Samsung dhe një sasi e dyshuar e substancës narkotike.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci