Të fundit

Rrahmani nënshkruan kontratë të re me Napolin, zbulohet paga milionëshe e kosovarit

Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani ka rinovuar kontratën me Napolin duke i sjellë atij miliona euro në llogari.

Sipas mediumit italian “Il Mattino”, Rrahmani ka rënë dakord për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2027, por pritet vetëm nënshkrimi i presidentit, Aurelio De Laurentiis.

Sipas mediumit në fjalë palët kanë rënë dakord, por drejtuesit e klubit nuk duan të prishin atmosferën e mirë që është krijuar në ekip.

Me kontratën e re, Rrahmani do të përfitojë 2.5 milionë euro në vit.

Në dy sezonet e fundit, 28 vjeçari ka qenë i jashtëzakonshëm në Napoli dhe për këtë merita të mëdha ka trajneri Luciano Spalletti, i cili i ka dhënë besim dhe motiv maksimal.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci