“Deputeti i Partisë Socialiste Serbe Zvonimir Steviq, sot do të jap dorëheqje”, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, lideri i PSS, Ivica Daçiq me rastin e xhirimit i cili u paraqitë nëpër media.
Mediat kanë raportuar se deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviq, i cili është me prejardhje nga Kosova, ka shikuar filma për të rritur gjatë seancës së posaçme parlamentare për Kosovën.
Javën e kaluar, në parlamentin serb u mbajt seanca e posaçme për Kosovën, ku ka marrë pjesë edhe presidenti Aleksandar Vuçiq, ndërsa mediat raportuan se në mbledhjen e partisë së tij, PPS, ku u bë përmbledhja e seancës, Vuçiq ka thënë se është i zhgënjyer me sjelljen e socialistëve.
Daçiq, si një servil besnik, ka nxituar të deklarojë se presidenti Aleksandar Vuçiq ka mbështetjen e tij absolute.
“Sa i përket Mllagjan Gjorgjeviqit, Vlladeta Jankoviqit dhe opozitarëve të tjerë, mund të them vetëm se politika e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq ka mbështetjen time të plotë dhe absolute, dhe që ata të mos llogarisin në mua për ta rrëzuar Vuçiqin. Për mua ky opsion nuk ekziston.”, ka pretenduar Daçiqi./Paparaci
