Të fundit

Mësohen emrat e tre personazheve që pritet të hyjnë sot në Big Brother

Nëse ju themi Dijonis Biba kemi thënë një nga emrat më të njohur në mediat sociale nga të rinjtë. Dijonisi e nisi rrugën drejt famës me muzikë, më pas me përmbajtje të ndryshme në rrjete sociale. Pasi u largua disa vite nga Shqipëria, ai u rikthye sërish në qendër të vëmendjes kur filloi të realizonte video live në TikTok.

Mes humorit dhe batutave të shumta, Dijonisi u kthye në një figurë të dashur dhe live-t e tij mbledhin me dhjetëra mijëra shikues. Me 563 mijë ndjekës në Instagram dhe 500 mijë ndjekës në TikTok, Dijonisi është kthyer tashmë në personazhet më të njohura.

Prej ditësh përflitet se ai do bëhet pjesë e Big Brother VIP. Dhe duket se diçka e tillë është konfirmuar edhe nga ai pasi ka postuar në Instagram një video nga ambientet e Top Channel ditën e sotme.


Po ashtu pritet të ketë edhe dy banorë të rinj. Kejsi Medini, vajza e Sabianit do jetë e para banore që do futet të marten, ajo njihet për bukurinë e saj, dhe loja e saj do fokusohet me mundesinë e krijimit të një lidhjeje, ku do tentojë të bëjë për vete Kristin.

Bledi Mane do jetë personazhi tjetër, gazetari kontravers. “Hapni derën se erdha”, shkruan ai në një Insta Story në profilin e tij. Mane mesa duket do hyjë me mision të qartë:

“Të minoje imazhin e Luizit”, pasi sipas deklaratave të Manes, Luizi eshte bixhozgji, dhe përdorues droge, kjo perballje mes tyre është e mezipritur. Me sa duket Mane është një zgjedhje e produksionit që të nisë loja fuqishëm në shtëpi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci