Të fundit

Stano: Gati për të organizuar një dialog të nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit

Bashkimi Evropian nuk mund të shpallë ende datën e takimit të palëve në dialogun e nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, tha sot zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak ishte në rajon për të arritur përparim në dialog, tha Stano.

“Në tryezë është një propozim evropian se si të ecim përpara dhe të arrijmë përparim në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Nuk kam asgjë për të shtuar në atë që tha përfaqësuesi ynë special në terren. Sa i përket nivelit të lartë të dialogut, kuptohet që ne jemi gjithmonë të gatshëm t’i mirëpresim dhe të organizojmë një takim”, u përgjigj Stano në pyetjen nëse pritet një takim dialogu i nivelit të lartë në Bruksel, sipas mediave serbe.

Ai shtoi se BE-ja do ta shpallë atë takim kur të vijë koha dhe se për momentin nuk mund të shpallë një takim të tillë.

Lajçak dje, pas takimit me  kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar në llogarinë e tij në Twitter për vazhdimin e bisedimeve në një takim të nivelit të lartë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci