Anëtari i Kryesisë së partisë në pushtet, Alban Hyseni ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese në Kosovë nuk duhet t’i interpretojë marrëveshjet ndërkombëtare, siç është edhe ajo për Asociacionin.
“Gjykata Kushtetuese nuk është pyet nëse duhet apo jo të implementohet marrëveshja për Asociacionin”, tha Hyseni.
Hyseni në Politiko të Kanal 10 tha se interpretimi i kësaj marrëveshje nga Kushtetuesja, mund të ndodh vetëm në rast se i bëhet pyetje direkte mbi kushtetueshmërinë e parimeve, transmeton Paparaci.
“Çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar në Kuvend, adaptohet si Ligj i brendshëm. Në shumë raste, kanë fuqi më shumë raste në konventa kanë fuqi mbi-vepruese mbi ligjet e brendshme. Kushtetuesja mund ta interpretojë vetëm nëse i bëhet pyetje direkte, por jo edhe kur pyetet mbi kushtetutshmërinë e parimeve, edhe mandej t’i interpretojë marrëveshje. Pra, është tejkalim i kompetencave.. Serbia nuk e ka ratifikuar këtë marrëveshje”, theksoi Hyseni tutje.
