Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Beslimi është nervozuar gjatë një konferencë për media nga pyetjet e gazetarëve.
Ai nga gazetarët është pyetur lidhur me Asociacionin, derisa i është drejtuar gazetarëve se më shumë po “ju intereson Asociacioni se festimi i Ditës së Pavarësisë”.
“Nuk e di pse Asociacioni po ju intereson më shumë se Dita e Pavarësisë, dhe nuk e di pse me merrni guximin se kjo po ju interson dëgjuesve tanë.
Në këtë konferencë për media Bslimi ka folur edhe për pranimin e planit franko-gjerman nga Kurti.
“Ajo që z. Kurti ka nxjerrë pas takimit është se ai është dakord me platformën e planit franko-gjerman. Për platformën e cila përmban principet dhe veprimet bazë, ndërkaq gjithçka që ka të bëjë me platformën implementimin e saj duhet të diskutohet në ankesin implementues mes palëve në Bruksel. Do të thotë plani franko-gjerman i tregon vetëm kornizat bazë që nënkupton njohjen de fakto mes dy shteteve, ndërkaq se si do të jetë sekuencimi i hapave, për këtë pastaj diskutojnë palët në Bruksel. Prandaj, nuk ka pasur diskutim për asnjë marrëveshje paraprake, por për kornizën e propozimit franko gjerman”
Kjo nuk është hera e parë që Bislimi ka një sjellje të tillë ndaj gazetarëve, pasi që shumë herë nga pyetjet e gazetarëve ai ka reaguar.