Të fundit

Prezantohen logot për 15-vjetorin e pavarësisë dhe 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës, sot prezantoi programin shtetëror për manifestimin e 15-vjetorit të pavarësisë dhe 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Përgjatë tridhjetë ditëve, prej datës 9 shkurt deri më 12 mars do të ketë aktivitete për shënimin e këtyre dy datave të rëndësishme dhe jubilare të Kosovës.

Në konferencë për medie të mërkurën, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tregoi edhe logon e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës si dhe të Epopesë së UÇK-së.

“Ka motive nga ngjyrat e flamurit të Kosovës, gjithashtu nga ngjyrat kombëtare dhe pjesa tjetër sipas përshkrimit të autorit lidhet me ngjyrat shpresëdhënëse dhe optimiste për Kosovën. Kjo është logo e 15-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ndërsa, logo tjetër që i kushtohet 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka motive ngjyrat dhe simbolet kombëtare. Në qendër, natyrisht tri figurat kryesore të kësaj beteje.”, tha ai.

Çeku u shpreh se për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të ketë seancë solemne në Kuvend si dhe parakalim të FSK-së në sheshet e Prishtinës.

“Programi i tërësishëm është i përbashkët, një program, një këshill që është kujdesur për një program që fillon me datën 9 shkurt dhe përfundon me datën 12 mars. Po flasim për një program 30 ditor ku çdo ditë do të ketë aktivitet për shënimin e këtyre dy datave të rëndësishme dhe jubilare të RKS-së. Në këto 30 ditë të aktiviteteve do të ketë homazhe, nderime, parakalim të FSK-së, turne kampionate në sport, aktivitete muzikore, shfaqje filmi, teatri, baleti, ekspozita, promovime librash, gara shkollore dhe seksione shkencore”, theksoi ai.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci