Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka deklaruar se mos-pagesa e energjisë në veri nga ana e popullatës serbe, është rezultat i negocimit të dobët dhe mungesë konkrete e përvojës për të kthyer fjalët në vepra konkrete!
Sipas tij, vazhdimi me të njëjtin avaz sikur në të kaluarën nuk është ndryshimi i premtuar.
“Asnjë cent nuk duhet paguar për energjinë e shpenzuar në veri. Xhepi i varfër dhe buxheti i shtetit nuk duhet lejuar të paguaj për politikat e Serbisë”, shkroi ai në Facebook.
Krejt në fund, Abazi propozoi që derisa të zgjidhet problemi në veri, le të paguhet energjia nga fondet e BE’së.