Të fundit

Limaj: Dialogu ka degraduar në dy vitet e fundit

Kryetari i NISMA-as Socialdemokrate, Fatmir Limaj, beson se në dy vitet e fundit, ku në pushtet është Lëvizja Vetëvendosje – procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka degraduar.

Limaj tha se se si është e munduar që dy vitet e fundit principet që kanë qenë të proklamuara nga ndërkombëtarët dhe të pranuara nga Kosova, tashmë më as nuk mirren për bazë dhe janë harruar.

“Për mua është shqetësuese si ka degraduar dialogu der në këtë nivel, i ki dy të këqija para në tavolinë. Si është e mundur që për 2 vjet e më tepër disa parime që kanë qenë të proklamuara nga ndërkombëtarët kanë qenë një konsensus i pranuar nga Kosova. Principi i parë se ka ardh koha për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Dy principi që nëse s’jemi arrë vesh për të gjithë temat s’jemi marrë vesh për asgjë dhe e treta se po shkojmë drejt një marrëveshje finale më njohje reciproke, këto janë mbështetur nga presidenti Biden dhe ish-presidneti Trump, Macron dhe Merkel”,- ka thënë Limaj në Debat Plus.

Limaj pyet se si është e munduar që procesi i nga ai nivel i qëndrimit të ShBA-ve dhe shteteve evropiane me u ndryshua.

“…si është e mundur të degradojë procesi deri në atë nivel ku qëndrimi i i ShBA dhe Brukseli më u ndryshuar, sot d.m.th. sipas planit evropian nuk ka njohje, principi i tretë është e harruar…”, ka shtuar Limaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci