Babi i Granit Xhakës, Ragip Xhaka ka paditur ish-agjentin e Granitit, Andre Gross. Ragipi kërkon rreth një milionë franga nga Gross për shkak të prishjes së kontratës në vitin 2020.
Andre Gross ishte agjenti i Graniti për disa vite. Dyshja kishin rënë dakord për kontratën ku 7% të pagës e përfitonte agjenti, ndërsa pa u paguar nuk kishte mbetur as babai i Xhakës.
Sipas raportimeve nga gazeta zvicerane, “Blick”, Ragipi, Graniti dhe Gross kishin lidhur një kontratë të re ku Ragipi përfitonte gjysmën e pagës së Granitit.
Në vitin 2019 Graniti kishte informuar avokatin e tij se ai nuk do ta vazhdonte më kontratën me agjentin Gross pasi nuk ishte i kënaqur me punën e tij. Kontrata ishte valide deri në vitin 2020, por kur agjenti i tij kupton se Graniti nuk do ta vazhdoj më kontratën, ai nuk ka paguar pagën ndaj Ragipit, ani pse i ka marrë paratë nga Graniti deri në vitin 2020 kur ishte valide kontrata.
Për këtë arsye Ragip Xhaka i përfaqësuar nga avokati i tij, Michael Noth, ka vendosur ta padisë ish-agjentin e Granitit, Andre Gross.
Problemi qëndron se kontrata e ri-bërë mes Ragipit, Granitit dhe Gross nuk ishte e shkruara, ata thjesht ishin akorduar në mënyrë formale që gjysmë e pagës së Granitit ti kalonte Ragipit.
Ragipi nuk ishte paguar për një vit, periudha 2019-2020, për këtë arsye ai kërkon rreth 1 milionë franga nga Gross.
Avokati i agjentit Gross ka akuzuar Ragip Xhakën se ka kërkuar para pa asnjë arsye. Sipas tij Ragipi nuk ka njohur në futboll dhe në fushën e menaxhimit.
“Ai ishte aty vetëm në cilësinë e tij si baba i futbollistit. Nuk ka njohur as në merkato dhe as në futboll. Ai ndodhet aty vetëm se Graniti dhe Taulnati kanë pasur një karrierë të sukseshme”, ka thënë avokati i Gross kundër Ragip Xhakës.
Nga ana tjetër, avokati i familjes Xhaka ka mbështetur palën e tij, teksa e ka akuzuar palën e paditur për mosrespekt ndaj familjes Xhaka.
“Ragipi ia ka kushtuar jetën karrierës së djemve të tij. Shembulli më i mirë kur Graniti u transferua në Gladbach, Ragip hoqi dorë nga puna e kopshtarisë për të jetuar me të atje. Falë përpjekjeve të Ragipit, kishte shumë klube ku Graniti mund të luante futboll. Ai zhvilloi bisedime me Interin, AC Milan, Atletico Madrid e kështu me radhë. Ragipi udhëtoi në këto qytete me shpenzimet e tij. Edhe kjo ishte punë”, ka thënë avokati Noth.
Meqë marrëveshja e dytë e lidhur mes palëve nuk ishte me shkrim, avokati i agjentit të Graniti beson se ata do ta fitojnë rastin. Sipas tij pagat qindra eurosh që janë paguar nga klienti i tij për shumë vite ishin thjeshtë vullnetare.
Kuptohet që një gjë të tillë e kundërshton rënë avokati i Xhakës dhe ai beson se drejtësi do të triumfojë në fund.
Seanca për rastin mes Xhakës dhe Gross është caktuar të mbahet në muajin mars, por palët mund të bien dakord ta rregullojnë problemin jashtë gjykatës./Paparaci
