Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë prezent gjatë varrimit të dy nxënësve nga Gllogjani i Deçanit, që u vranë në mënyrë tragjike në autobus të premten mbrëma.
Haradinaj një postim në Facebook tha se sot në lamtumirën e fundit për të dashurit tonë, ishte pranë familjeve Mustafaj e Hamzaj.
“Dhembja është e përbashkët e drejtësia të vendoset sa më shpejt. Siguri duhet të ketë për secilin qytetar të vendit, që asnjëherë të mos përsëriten ngjarje të tilla. Faleminderit secilit për pjesëmarrje. Genta e Ledioni u prehshin në paqe”, shkroi ai në Facebook.
