Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka thënë se festa e 28 nëntorit pa Presidentin Hashim Thaçi, pa kryeparlamentarin Kadri Veseli, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Sali Mustafën, është e paplotë.
Kështu u shpreh ai në një postim në Facebook, teksa shtoi se edhe në këtë 28 nëntor, ata po akuzohen e po mbahen padrejtësisht.
“Lufta e tyre, lufta e UÇK-së ishte e pastër, ishte luftë për mbrojtjen e qenësisë sonë dhe asgjë e askush nuk mund ta njollosë atë”, shkroi deputeti i PDk-së.
