Të fundit

Marco Mengoni fiton Sanremo 2023

Me këngën “Due vite”(Dy jetë), Marco Mengoni është shpallur fituesi i edicionit të 73-të të Festivalit të Sanremos.

Në vendin e dytë u rendit Lazza, të tretin Rain, të katërtin Ultimo, të pestin Tananai. Marco Mengoni me këngën `Due Vite` do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion 2023.

Marco Mengoni ia kushtoi çmimin këngëtareve femra, kjo për shkak se asnjë këngëtare nuk u nonimua në pesëshen finale.

“Doja t’ia kushtoja fitoren të gjitha femrave që morën pjesë në festival. Pesë djem dolën në finale dhe kështu mendoj se është e drejtë t’ia kushtojmë artisteve që sollën pjesë të mrekullueshme në këtë skenë”, tha ai pas ndarjes së çmimeve.

Përveç kurorëzimit fitues të përgjithshëm, Mengoni u nderua edhe me çmimin Giancarlo Bigazzi për kompozimin më të mirë muzikor.

Kjo është fitorja e dytë për Megonin, pas asaj të viti 2013 me ‘L’essenziale’.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci