Të fundit

Milano ndalet nga Sassuolo

Milan pësoi humbje e rradhës në “San Siro”, këtë rradhë u mposht nga Sassuolo me rezultat 1:3.

Skuadra e udhëhequr nga Stefano Pioli kaloi e para në epërsi në minutën e 21-të falë golit të Romagnolit, por epërsia nuk zgjati më shumë se tre minuta, pasi që në minutën e 24-të sulmuesi, Gianluca Scamacca barazoi rezultatin.

Goli i dytë për Sassuolon erdhi falë devijimit të mbrojtësit të Milanos, Simon Kjaer i cili shënoi autogol.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 1:2, në të mirë të Sassuolos.

Milani provoi të rikthehet në pjesën e dytë, me sulme të shumta nga, Leao, Messias e Ibrahimoviq, por nuk arriti ta gjente golin.

Domenico Berardi, vendosi edhe rezultatin përfundimtar 1:3.

Kjo është humbja e dytë me rradhë për “Rossonerët” në Seria A, pas asaj ndaj Fiorentinës, kurse Sassuolo rikthehet pas një barazimi me Cagliarin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci