Të fundit

Abdixhiku: Kurti kur i humb argumentet, fillon të prodhojë material për Tik-Tok

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti kur humb argumentet, fillon të prodhojë material për rrjetin social Tik-Tok.

Abdixhiku ka thënë se kryeministri ka probleme thelbësore kontradiktore.

Ai ka thënë se Kurti po thotë që është marrëveshje kontraktuale por nuk është marrëveshje ligjërisht e obligueshme.

Sipas tij, kontradikta e tij e dytë është “merre ose leje” por të cilën e quan bazë të mirë.

Tutje ka përmendur se Kurti po thotë që nuk do të ketë “Zajednicë”, por sipas tij thotë se do të ketë implementim të marrëveshjeve paraprake.

“Nuk ka ligj në veri kur nuk mund të mbash zgjedhje. Si erdhëm deri këtu, sepse pozicioni i juaj është shumë më pak se sa që keni pasur më herët”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci