Në saje veprimeve operative, me qellim të parandalimit të dukurisë së lëmoshë-kërkimit zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar disa persona që ushtronin veprimtari të lëmoshë-kërkimit.
Sipas njoftimit, gjatë ditës së sotme, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime konkrete me ç’rast janë identifikuar tetë raste me disa persona shtetas të Republikës së Kosovës dhe shtetas të huaj, të moshave të ndryshme duke ushtruar veprimtari të lëmoshë- kërkimit.
“Ndaj personave që janë hasë duke kërkuar lëmoshë janë ndërmarrë veprime duke iu shqiptuar fletëparaqitje sipas dispozitave të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike”, njoftoi Policia e Kosovës.
“Ndërsa me personat shtetas të huaj me procedura të mëtejme ka vazhduar sektori për migracion në kuadër të Policisë Kufitare”.
