Të fundit

Rina Balaj dhe Sin Boy publikojnë klipin e ri “ChaCha”

Reperja e njohur, Rina Balaj, mbrëmë ka publikuar videoklipin e njërës nga këngët e albumit të saj të ri “Balerina”.

Projekti i saj i ri “ChaCha”, vjen si bashkëpunim me të dashurin e saj, reperin Sin Boy.

Kjo këngë u realizua nga ana vizuale dhe çifti në këtë klip shfaqen me skena provokuese.

Për këtë videoklip janë përkujdesur produksionet, Dannyebtracks dhe Gideon Aiyegunle, ndërsa për masterizimin u përkujdes Dim Chord.

Kjo këngë është realizuar në Greqi, në vendin ku dyshja po qëndrojnë që një kohë të gjatë.

Në këtë këngë, reperi Sin Boy interpreton në gjuhën greke, ndërsa Rina Balaj në gjuhën shqipe.

Kjo këngë mori një numër të konsiderueshëm të klikimeve në YouTube, dhe duket se po pëlqehet nga fansat e saj.

Krahas kësaj, Rina solli edhe një sërë këngësh të tjera që u pritën shumë mirë nga publiku.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci