Të fundit

Ibrahimoviç shpërthen në lot në transmetim live, i thotë lamtumirë mikut të tij

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç lajmëroi javën e kaluar rikthimin e tij në futboll pas një lëndimi, ndërsa dje shfaqi edhe një anë tjetër të tij.

Përkatësisht, derisa ishte i ftuar në një emision televiziv holandez, Ibrahimoviç mori pjesë në një aksion për të mbështetur mikun e tij që nga koha kur luante në Ajax, Thijs Slegers.

Gazetari holandez dhe zëdhënësi i PSV-së është diagnostifikuar prej kohësh nga kanceri në gjak, por pak ditë më parë ka bërë të ditur se sëmundja e tij është e pashërueshme, pavarësisht të gjitha terapive në të cilat është nënshtruar.

Prezantuesja e pyeti Zlatanin nëse i kujtohet takimi i parë me Thijs, pasuar nga monologu emocional i Ibrës.

“Do ta kujtoj gjithmonë. Ai ishte shoku im i vetëm në Holandë, kur isha i humbur, kur isha i ri, i hutuar dhe mendova se nuk kisha njeri aty. Ky gazetar u shfaq dhe më kontaktoi vetë dhe duhet të them, në atë kohë gazetaret nuk ishin shokët e mi. Megjithatë ai vendosi të më kontaktonte vetë për të bere atë kontaktin e parë. Ne u takuam për dreke dhe u bëmë miq shumë të mire që nga ai moment. Më ndihmoi shumë. Kam shkruar edhe për Thijs në librin tim, i kam qenë gjithmonë mirënjohës për gjithçka. Ne jemi ende në kontakt dhe mund të them se ai ishte gjithmonë në zemrën time”, tha Ibrahimoviç.

“Thijs, e vetmja gjë që dua të them tani është se të dua o miku im…”, tha Zlatan i cili nuk i ndali dot lotët, gjë që bëri të qajë edhe shokun e tij dhe shkaktoi reagimin e të gjithëve në studio.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci